Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 114 datë 3.12.2010 - Universiteti “Ismail Qemali”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 114 datë 3.12.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë në:
1. SHKENCA TË APLIKUARA
2. FIZIKË
3. INXHINIERI ELEKTRIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit,
Doktoraturë në: “Fizikë”; “Inxhinieri Elektrike”; “Shkenca të Aplikuara” të kërkuar nga
Fakulteti i Shkencave Teknike; Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në raportin e
vlerësimit teknik, raportin e verifikimit të aspekteve ligjore dhe përmbajtësore, raportimin
e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe
respektimin e kritereve, arrin në këtë përfundim:
· Aplikimet për programet e studimit kanë mangësi në dokumentacion, janë pa
vendim të Senatit Akademik.
· Aplikimet për programet nuk plotësojnë kërkesat e Ligjit të arsimit të lartë, neni 19,
pika 1: Për organizimin dhe drejtimin e studimeve të doktoratës dhe të kualifikimit
shkencor e pedagogjik pas doktoratës, në njësitë kryesore të institucioneve të
arsimit të lartë, të cilat ofrojnë programe studimi të ciklit të tretë, nuk është i
ngritur këshilli i profesorëve.
· Aplikimet paraqesin mangësi serioze në dokumentacion.
· Nuk përcaktohen tekste dhe literaturë që nevojiten për t'u lexuar nga studentët dhe
cilët janë në dispozicion të tyre.
· Personeli akademik i paraqitur nuk është dhënë sipas lëndëve ne programet e
studimit. Mungojnë CV e personelit akademik.
· Programet e studimit janë paraqitur në 2 gjuhë, pjesërisht në gjuhën shqipe dhe
pjesërisht në gjuhën angleze.
· Syllabuset e paraqitur nuk janë të plotë, në përputhje me Udhëzimet e MASH.
· Mungon mjedisi i kërkimeve për kryerjen e hulumtimeve.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë
21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303,
datë 01.07.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon
Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
1. Programi i Studimit: Doktor në Shkenca të Aplikuara të mos hapet
2. Programi i Studimit: Doktor në Fizikë të mos hapet
3. Programi i Studimit: Doktor në Inxhinieri Elektrike të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.