Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 115 datë 3.12.2010 - Universiteti “Fan S. Noli”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 115 datë 3.12.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të tretë që përfundojnë me Doktoraturë në:
1. FILOZOFI EDUKIMI
2. GJUHËSI E APLIKUAR DHE KRAHASUESE
3. HORTIKULTURË E QËNDRUESHME
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit,
Doktoraturë në: “Filozofi Edukimi”; “Gjuhësi e Aplikuar dhe Krahasuese” të kërkuar nga
Fakulteti i Mësuesisë; dhe “Hortikulturë e Qëndrueshme” të kërkuar nga Fakulteti i
Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportin
e verifikimit të aspekteve ligjore dhe përmbajtësore, raportimin e Agjencisë Publike të
Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve,
arrin në këtë përfundim:
· Aplikimi për programet nuk plotëson kërkesën e Ligjit të arsimit të lartë, neni 26,
pika 1.3.1: Programet e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të
ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor
dhe veprimtari krijuese.
Këto programe nuk zhvillohen brënda një projekti të madh kërkimor sipas Udhëz
Nr 5, datë 22.01.2008, të MASH, pika 3 “Programet e studimit të doktoratës
organizohen si rregull brenda një projekti të madh kërkimor-didaktik e kulturor…”.
· Literatura e paraqitur është e bollshme por nuk ka dëshmi që kjo literaturë është e
aksesueshme nga studentët.
· Pjesa më e madhe e lëndëve mbulohen nga Personel akademik i jashtëm dhe ka
personel akademik që nuk janë në fushën e tyre përkatëse.
· Emërtimet e Syllabuseve të lëndëve nuk përputhen me emërtimet në planin mësimor.
· Programet e studimit nuk kanë elementë të kërkimit shkencor.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë
21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303,
datë 01.07.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon
Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
1. Programi i Studimit: Doktor në Filozofi Edukimi të mos hapet
2. Programi i Studimit: Doktor në Gjuhësi e Aplikuar dhe Krahasuese të mos hapet
3. Programi i Studimit: Doktor në Hortikulturë e Qëndrueshme të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.