Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 116 datë 3.12.2010 - Universiteti “Eqerem Çabej”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 116 datë 3.12.2010
Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë në:
1. STUDIME GJUHËSORE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit,
Doktoraturë në: “Studime Gjuhësore” të kërkuar nga Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave
Shoqërore, Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër, bazuar në raportin e vlerësimit
teknik, raportin e verifikimit të aspekteve ligjore dhe përmbajtësore, raportimin e
Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe
respektimin e kritereve, arrin në këtë përfundim:
· Aplikimi për programin nuk plotëson kërkesën e Ligjit të arsimit të lartë, neni 26,
pika 1.3.1: Programet e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të
ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor
dhe veprimtari krijuese.
Ky program nuk zhvillohet brënda një projekti të madh kërkimor sipas Udhëz Nr 5,
datë 22.01.2008, të MASH, pika 3 “Programet e studimit të doktoratës organizohen
si rregull brenda një projekti të madh kërkimor-didaktik e kulturor…”.
· Aplikimi për programin nuk plotëson kërkesat e Ligjit të arsimit të lartë, neni 19,
pika 1: Për organizimin dhe drejtimin e studimeve të doktoratës dhe të kualifikimit
shkencor e pedagogjik pas doktoratës, në njësitë kryesore të institucioneve të
arsimit të lartë, të cilat ofrojnë programe studimi të ciklit të tretë- nuk është i
ngritur këshilli i profesorëve.
· Programi i Studimit nuk ka objektiva të qarta formuese. Ky program përmban
lëndë të ciklit të parë të kondicionuara pjesërisht në konferenca shkencore si
disiplina me zgjedhje.
· Personeli akademik nuk ka kualifikimin e duhur sipas VKM Nr. 864, datë 5.12.2007
· Institucioni nuk ka kapacitete të mjaftueshme për udhëheqjen e studentëve në
programin e studimit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë
21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303,
datë 01.07.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon
Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
1. Programi i Studimit: Doktor në Studime Gjuhësore të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.