KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 119 datë 3.12.2010
Për Programet e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë në:
1. SHKENCA EKONOMIKE
2. SHKENCA KOMUNIKIMI
3. SHKENCA POLITIKE
4. SHKENCA JURIDIKE
5. HISTORI
6. SOCIOLOGJI
7. PSIKOLOGJI
8. MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit,
Doktoraturë në: “Shkenca Ekonomike”; “Shkencat e Komunikimit”; “Shkencat Politike”;
“Shkencat juridike”; ‘Histori’; ‘Sociologji”; ‘Psikologji” dhe “Marrëdhënie Ndërkombëtare” të
aplikuara nga Institucioni i Arsimit të Lartë privat “Universiteti Europian i Tiranës”,
bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportin e verifikimit të aspekteve ligjore dhe
përmbajtësore, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për
procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, arrin në këtë përfundim:
· Aplikimi për programet nuk plotësojnë kërkesën e Ligjit të arsimit të lartë, neni 26,
pika 1.3.1: Programet e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të
ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor
dhe veprimtari krijuese.
Këto programe nuk zhvillohen brënda një projekti të madh kërkimor sipas Udhëz
Nr 5, datë 22.01.2008, të MASH, pika 3 “Programet e studimit të doktoratës
organizohen si rregull brenda një projekti të madh kërkimor-didaktik e kulturor…”.
· Aplikimet për programet nuk plotësojnë kërkesat e Ligjit të arsimit të lartë, neni 19,
pika 1: Për organizimin dhe drejtimin e studimeve të doktoratës dhe të kualifikimit
shkencor e pedagogjik pas doktoratës, në njësitë kryesore të institucioneve të
arsimit të lartë, të cilat ofrojnë programe studimi të ciklit të tretë- nuk është i
ngritur këshilli i profesorëve.
· Personeli akademik i paraqitur ka kualifikimin Dr të mbrojtur në Universitetin e
Tiranës, jo në përputhje me Udhëzimin Nr 5, datë 22.01.2008, të MASH, pika 8.a
· Nuk ka të dokumentuar me kontrata personelin akademik të jashtëm.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë
21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303,
datë 01.07.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon
Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
1. Programi i Studimit: Doktor në Shkenca Ekonomike të mos hapet
2. Programi i Studimit: Doktor në Shkencat e Komunikimit të mos hapet
3. Programi i Studimit: Doktor në Shkencat Politike të mos hapet
4. Programi i Studimit: Doktor në Shkencat Juridike të mos hapet
5. Programi i Studimit: Doktor në Histori të mos hapet
6. Programi i Studimit: Doktor në Sociologji të mos hapet
7. Programi i Studimit: Doktor në Psikologji të mos hapet
8. Programi i Studimit: Doktor në Marrëdhënie Ndërkombëtare të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.