Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 120/1, datë 31.03.2016 PËR SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT “PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE I INTEGRUAR NË “ARKITEKTURË DHE DIZAIN URBAN” TË UNIVERSITETIT “POLIS””

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 120/1, datë 31.03.2016
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT “PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE I INTEGRUAR NË “ARKITEKTURË DHE DIZAIN URBAN” TË UNIVERSITETIT “POLIS””


Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 120, datë 18.02.2016 për “Akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave i Integruar në “Arkitekturë dhe Dizain Urban”, të Universitetit “Polis””, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 57, datë 22.02.2016 dhe dorëzuar në datën 22.02.2016, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave i Integruar në “Arkitekturë dhe Dizain Urban”, të Universitetit “Polis””, të akreditohet.

Këshilli i Akreditimit i rekomandon Universitetit “Polis”, për programin e studimit, Master i Shkencave i Integruar në “Arkitekturë dhe Dizain Urban”, të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.

Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data 22.02.2016 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.

Mbështetur në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit

VENDOSI:

1.      Të shpall Vendimin e tij Nr. 120, datë 18.02.2016 për “Akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave i Integruar në “Arkitekturë dhe Dizain Urban”, të Universitetit “Polis””.
2.      Vendimi Nr. 120, datë 18.02.2016 i bashkëngjitet këtij Vendimi.
3.      Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Universitetin “Polis.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË