Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 121 datë 03.12.2010 - SHLUP "Dyrrahu"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 121 datë 03.12.2010
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (BSc) në:
· Infermieri
· Drejtësi
· Administrim Biznesi
· Financë
· Psikologji
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor
në “Infermieri”, Bachelor në “Drejtësi”, Bachelor në “Administrim Biznesi”, Bachelor në
“Financë” dhe Bachelor në “Psikologji” të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “Dyrrahu”,
Durrës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë
Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e
kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
· Përmbajtja e Programeve të Reja të Studimit, Bachelor në: “Infermieri”, “Drejtësi”,
“Administrim Biznesi”, “Financë” dhe “Psikologji” nuk përmbush standardet e
cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentin që
Institucionit aplikues i mungojnë kontratat me personelin akademik
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë
21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303,
datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon
Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Infermieri” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Drejtësi” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Administrim Biznesi” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Financë” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Psikologji” të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.