KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 122 datë 03.12.2010
Për Programet e Studimit Specializuese Afatgjata që përfundojnë me:
1. Mjekësi Urgjence
2. Neurokirurgji
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit Specializuese
Afatgjatë në: Mjekësi Urgjence; Neurokirurgji, të kërkuara nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti
i Tiranës, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, SPA në “Mjekësi Urgjence”, përmbush
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, SPA në “Neurokirurgji”, përmbush
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për
Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të
Shkencës:
Programi i Studimit: Specializime Afatgjatë në “Mjekësi Urgjence” të hapet
Programi i Studimit: Specializime Afatgjatë në “Neurokirurgji” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.