VENDIM
Nr. 122, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI NDËRTIMI”, TËUNIVERSITETIT“POLIS”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Bsc në Inxhinieri Ndërtimi
b) Cikli i studimit: Cikli i parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.315, datë 21.07.2014
d) Institucioni që e ofron:Universiteti Polis
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
g) Kredite (ECTS): 180 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë Institucioni
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI
1. Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parësi dhe kërkesat ligjore akademike.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
4. Universiteti “Polis”, për programin e studimit, Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA Kryetar