KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 124 datë 03.12.2010
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (BSc) në:
· Menaxhim, Biznes dhe Ekonomi
· Ekonomiks e Menaxhim i Burimeve
· Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri (Teknologji e Informacionit e
Komunikimit)
· Menaxhim i Mekatronikës
· Sistemet e Informacionit
· Ndërtimtari dhe Infrastrukturë
· Arkitekturë
· Dizajn i brendshëm në Arkitekturë (Enterier)
· Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare
· Komunikim, Gazetari dhe Multimedia
· Juridik
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master në:
· Menaxhim, Biznes dhe Ekonomi
· Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri (Teknologji e Informacionit e
Komunikimit)
· Menaxhim i Mekatronikës
· Sisteme Informative
· Planifikim hapësinor dhe Urban
· Ndërtimtari dhe Infrastrukturë
· Arkitekturë
· Studime Ndërkombëtare dhe Diplomaci
· Diplomë e Përbashkët me DUK
· Menaxhimin e Shëndetësisë me mundësi specializimi
· Studime Evropiane
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit të Ciklit
të Parë, Bachelor (renditur më lart), dhe Programet e Reja të Studimit të Ciklit të Dytë
(renditur më lart), të kërkuara si Filiale në Tiranë nga Shkolla e Lartë “Universiteti për
Biznes dhe Teknologji”, Prishtinë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në
përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për
procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të
cilësisë, arrin në këtë përfundim:
Përmbajtja e Programeve të Reja të Studimit, të Ciklit të parë dhe të Cikilit të Dytë, sipas
renditjes më lart, nuk përmbushin standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin
negativ, me argumentin që:
Mbështetur në Ligjin e Arsmit të Lartë, Neni 62, Pika 5 “…Për Institucionet e Arsimit të
Lartë që operojnë dhe ofrojnë diploma të përbashkëta me Institucione të Huaja të Arsimit të
Lartë si dhe për Filiale të Institucioneve të Arsimit të Lartë të Huaja, që ushtrojnë veprimtari
në Republikën e Shqipërisë, vlerësimi dhe akreditimi kryhen duke marrë parasysh
vlerësimin dhe akreditimin e tyre në vendin e origjinës”, institucioni aplikues duhet të ishte
i Akredituar në të gjithë programet e tij të studimit. Nga 20 programe studimi, 12 të
paakredituar dhe 4 të akredituara me kusht, janë të pamjaftueshëm që institucioni që
konsiderohet i besueshëm për të zhvilluar aktivitetin e tij në Tiranë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë
21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303,
datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon
Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Menaxhim, Biznes dhe Ekonomi” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Ekonomiks e Menaxhim i Burimeve” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
(Teknologji e Informacionit e Komunikimit)” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Menaxhim i Mekatronikës” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Sistemet e Informacionit” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Ndërtimtari dhe Infrastrukturë” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Arkitekturë” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Dizajn i brendshëm në Arkitekturë (Enterier)” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Komunikim, Gazetari dhe Multimedia” të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Juridik” të mos hapet
Programi i Studimit: Master në “Menaxhim, Biznes dhe Ekonomi” të mos hapet
Programi i Studimit: Master në “Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
(Teknologji e Informacionit e Komunikimit)” të mos hapet
Programi i Studimit: Master në Menaxhim i Mekatronikës” të mos hapet
Programi i Studimit: Master në “Sisteme Informative” të mos hapet
Programi i Studimit: Master në “Planifikim hapësinor dhe Urban” të mos hapet
Programi i Studimit: Master në “Ndërtimtari dhe Infrastrukturë” të mos hapet
Programi i Studimit: Master në “Arkitekturë” të mos hapet
Programi i Studimit: Master në “Studime Ndërkombëtare dhe Diplomaci” të mos hapet
Programi i Studimit: Master në “Diplomë e Përbashkët me DUK” të mos hapet
Programi i Studimit: Master në “Menaxhimin e Shëndetësisë me mundësi
specializimi ” të mos hapet
Programi i Studimit: Master në “Studime Evropiane” të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.