Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 124, datë 18.02.2016 PËR AKREDITIMIN PERIODIK INSTITUCIONAL TËUNIVERSITETIT“ALDENT”

VENDIM
Nr. 124, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK INSTITUCIONAL TËUNIVERSITETIT“ALDENT”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për Universitetin “Aldent”me përbërjen si më poshtë:

1.      Fakulteti i Shkencave Mjekësore

2.      Fakulteti i Shkencave Dentare

VENDOSI:

1.      Universiteti “Aldent”, i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin periodik Institucional si dhe kërkesat ligjore akademike aktuale në fuqi.

2.      Universiteti “Aldent”, ka plotësuar njëkohësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm Institucional dhe i programeve të studimit.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, Universiteti “Aldent”,  me të dhënat si më sipër, të akreditohet.

4.      Universiteti “Aldent”, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA                              Kryetar