Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 125 datë 03.12.2010 - SHLUP "Kristal"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 125 datë 03.12.2010
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave në:
1. Menaxhim Biznesi
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Master i
Shkencave në “Menaxhim Biznesi”, të kërkuar nga SHLUP “Kristal”, bazuar në raportin e
vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të
Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore
të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Menaxhim Biznesi”,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për
Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të
Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Menaxhim Biznesi” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.