KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 126 datë 03.12.2010
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor në:
1. Ekonomi – Menaxhim
2. Ekonomi – Financë
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor në
“Ekonomi – Menaxhim” dhe Bachelor në “Ekonomi – Financë”, të kërkuar nga SHLUP
“Universiteti Ndërkombëtari i Tiranës” bazuar në raportet e vlerësimeve teknike dhe në
përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e
vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë
përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Ekonomi - Menaxhim”, përmbush
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me kusht që: Të
përqëndrohet vëmendja më shumë për të arritur një raport të përmirësuar në favor të
pedagogëve të brendshëm. Njëkohësisht duhet të arrihet një shpërndarje e lëndëve tek
pedagogë të ndryshëm dhe jo përqëndrim tek një pedagog i vetëm.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Ekonomi - Financë”, përmbush
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me kusht që: Të
përqëndrohet vëmendja më shumë për të arritur një raport të përmirësuar në favor të
pedagogëve të brendshëm. Njëkohësisht duhet të arrihet një shpërndarje e lëndëve tek
pedagogë të ndryshëm dhe jo përqëndrim tek një pedagog i vetëm.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për
Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të
Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Ekonomi - Menaxhim” të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Ekonomi - Financë” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.