KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 127 datë 03.12.2010
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor në:
1. Financë – Kontabilitet
2. Menaxhim Biznes
3. Teknik i Lartë Laboratoresh Mjekësorë
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor në
“Financë – Kontabilitet”, Bachelor në “Menaxhim Biznes” dhe Bachelor në “Teknik i Lartë
Laboratoresh Mjekësorë”, të kërkuar nga SHLUP “Universiteti LOGOS” bazuar në raportet e
vlerësimeve teknike dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit
të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet
shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Financë – Kontabilitet”
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme,
pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jepet vlerësimi pozitiv.
Kushtet:
“Integrimi i mësimit me kërkimin” siç pretendon ky PS mendoj se nuk realizohet
në masën e duhur kryesisht për shkak të pamjaftueshmërisë së elementëve të punës
së pavarur të studentëve. Mendoj se është e domosdoshme që në disa disiplina të
specialitetit të parashikohen punë vjetore të pavarura (punime kursi). E vlerësoj si
një mangësi thelbësore mungesën tërësore të punimeve apo detyrave të kursit
veçanërisht për disa lëndë të specialitetit si „Kontabilitetet“, „Drejtimi financiar“,
„Analiza ekonomike e financiare“, „Paraja dhe banka“, etj. Programet duhej të
përcaktonin numrin e tyre për çdo disiplinë, mënyrën e realizimit dhe pikët e
mundshme që përfitohen. Kjo mendoj se e cënon dukshëm mundësinë për studim të
mjaftueshme të pavarur, për reflektim e analizë nga ana e studentit.
Në mënyrë që tregu potencial i punës për të diplomuarit e këtij programi të jetë edhe
fusha e financave siç pretendohet, disiplinat financiare duhet të zenë më shumë
vend. Duke e vlerësuar të rëndësishme këtë çështje dëshiroj të risjell në vëmendjen e
vendimmarrëse se, nisur nga përvoja më e mirë (ndërkombëtare dhe vendase)
mendoj se shpërndarja e ECTS – ve sipas lëndëve/moduleve duhej të ishte edhe më
mirë. Kështu psh, vihet re se, ndërsa lëndët e kontabilitetit e analizës kanë gjithsej
40 ECTS, lëndët formuese në fushën e financave e të bankave kanë gjithsej 24 ECTS!
Mendoj se duhej të kishte një raport më të barazpeshuar ndërmjet dy grupeve të
lëndëve të sepcialistit të financë kontabilitetit ku emërtimi “financë” është i pari
sipas këtij programi. Ndryshe duhej të pranonim se përgatitet vetëm specialistë
kontabiliteti me formim të kufizuar financiar e bankar! (Edhe disa lëndë të fushës
financiare të nevojshme janë parashikuar si lëndë me zgjedhje (Drejtim Portofoli,
Bazat e Financave Ndërkombëtare)! Në këtë kuadër besoj se ka vend për të parë
mundësinë e përfshirjes në program edhe të ndonjë disipline tjetër si “Tregjet dhe
institucionet financiare“ që mendoj se ka vlera për formimin e specialistëve të
financë – kontabilitetit.
Për lëndët me zgjedhje mendoj se disa lëndë duhej të kishin një peshë më të
rëndësishme (edhe nga pikëpamja e krediteve) sidomos ato që formojnë nga
pikëpamja e specialitetit (psh, nuk mund të jenë lëndë me zgjedhje për këtë
specialitet lëndët „Drejtimi i portofolit“ dhe „Bazat e financave ndërkombëtare“ (më
sakt duhej quajtur“Drejtimi financiar Ndërkombëtar“).
Për lëndët me zgjedhje të semestrit 1, 2, 3 dhe 4, alternativat e paraqitura nuk janë
të arsyeshme. Psh, gjuhës greke mund t’i vihej si alternativë italishtja apo një gjuhë
tjetër por jo “Komunikimi në biznes”!! apo “Administrimi Publik”. Këto të fundit
mund të konkurronin me njeratjetrën por jo me gjuhën greke!
Lënda “Kontabiliteti praktik”, nuk më duket një gjetje e përshtatshme. Njohuritë
bazë për këto probleme (dokumentacioni ...!) mund të jepeshin në lëndën “Parimet
bazë të kontabilitetit” e cila, sipas këtij programi, parashikohet t’i paraprijë dhe të
shtjellojë ndër të tjera edhe sistemin e rregjistrimit dhe të kontrollit të cilat do të
mbeteshin shumë pa kuptim nëse nuk do jepeshin edhe dokumentacioni i
nevojshëm!
Në lidhje me personelin akademik mendoj:
a. në disa raste fusha akademike apo fusha e veçantë e pedagogut nuk përputhet me
lëndën e zgjedhur për t’a zhvilluar në mënyrë cilësore. Këto papërshtatshmëri
mund të kapërcehet. Disa shembuj:
pedagogu që parashikohet të zhvillojë lëndën “Manaxhimi i shërbimeve
turistike” është sociolog!
pedagogu që parashikohet të zhvillojë lëndën “Financat publike” është tepër i
specializuar e i kualifikuar për t’a zhvilluar atë por, është jashtë fushës së tij
kur përfshihet në lëndën “Marrëdhënie publike”!
lëndët “Bazat e financës”, “Administrimi publik” dhe “Bazat e financave
ndërkombëtare” janë fusha krejt të ndryshme për t’u përballuar nga i njejti
pedagog
në material parashikohen pesë pedagogë (me kohë të pjesshme!) që mbulojnë 3
lëndë! Kjo le vend për të menduar se aktivizimi i tyre është projektuar vetëm
formalisht. Mendoj se autoriteti përkatës duhet të verifikojë kontratat e
punësimit. Kjo është e domosdoshme edhe për të parë raportin ndërmjet
pedagogëve me kohë të plotë dhe atyre me kohë të pjesshme (nga lista e
personelit akademik të paraqitur në material nuk kuptohet asgjë në lidhje me
këtë). Edhe aplikuesi duhet të kryej rregullimet e nevojshme për këtë çështje.
b. në material parashikohen pesë pedagogë (me kohë të pjesshme!) që mbulojnë 3
lëndë! Kjo le vend për të menduar se aktivizimi i tyre është projektuar vetëm
formalisht. Mendoj se autoriteti përkatës duhet të verifikojë kontratat e punësimit.
Kjo është e domosdoshme edhe për të parë raportin ndërmjet pedagogëve me kohë
të plotë dhe atyre me kohë të pjesshme (nga lista e personelit akademik të
paraqitur në material nuk kuptohet asgjë në lidhje me këtë). Edhe aplikuesi duhet
të kryej rregullimet e nevojshme për këtë çështje.
Nga vështrimi i sylabuseve konstatohet se në disa lëndë mungon literatura bazë
(përjashtuar leksionet e pedagogut) kurse në disa të tjera ka tituj të përkthyer por
mungojne te dhena orientuese për shtepi botuese, vit botimi etj.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Menaxhim Biznesi”, përmbush
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas
plotësimit dhe verifikimit të të cilave jepet vlerësimi pozitiv.
Kushtet:
· Ka lëndë si psh. Kontabilitet i Drejtimit, Drejtim marketingu, etj që dalin përtej
nevojës se formimit te nje specialisti 3-vjeçar.
· Programi mësimor do të zbatohet nga një staf pedagogjik, për të cilin nuk
gjej të dhëna fushat akademike të specializimit. Angazhimi i stafit akademik në
disa disiplina të fushave jo medoemos të lidhura (1 pedagog mbulon deri ne 6 lëndë)
të krijon një ndjesi fiktiviteti.
· Në disa plan programe të lëndëve, Temat teorike dhe praktike të paraqitura, jane
dhene ne menyre te shkurter, gje qe nuk lejon te gjykohet sa thelle do te shkohet ne
konceptet e perfshira. Ndërsa në disa të tjera temat teorike dhe praktike nuk
përputhen plotësisht me emërtimin e lëndës. Pra duhet të rishihen përmbajtjet e
syllabuseve .
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Teknik i Lartë Laboratoresh
Mjekësorë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e
mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jepet vlerësimi pozitiv.
Kushti: Syllabuset duhet të plotësohen me planin tematik të leksioneve.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për
Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të
Shkencës:
Institucioni aplikues “Universiteti “LOGOS””, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme,
të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë
procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Zj. Anila Hoda, Z. Ilir Bozgo dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.