Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 128, datë 18.02.2016 PËR AKREDITIMIN PERIODIKTË PROGRAMIT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELORNË “KOMUNIKIM – MARRËDHËNIE PUBLIKE” TË UNIVERSITETITEUROPIAN TË TIRANËS

VENDIM
Nr. 128, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN PERIODIKTË PROGRAMIT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELORNË “KOMUNIKIM – MARRËDHËNIE PUBLIKE” TË UNIVERSITETITEUROPIAN TË TIRANËS

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Nenin 29 “Programet e studimit të përbashkëta”, Pika 2 dhe Nenin 62 “Akreditimi”, Pika 5 dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, Bachelornë “Komunikim – marrëdhënie publike” me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelornë “Komunikim – marrëdhënie publike”
b)      Cikli i studimit: Cikli i Parë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: VKM Nr. 636, datë20.09.2006
d)      Vendimi i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 246, datë24.07.2009
e)      Institucioni që e ofron:UniversitetiEuropian i Tiranës
f)       Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit
g)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
h)      Kredite (ECTS): 180 ECTS
i)       Forma e studimi: Me kohë të plotë
j)       Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë IAL
k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI
1.      Programi i studimit, Bachelor në “Komunikim – marrëdhënie publike” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë.

2.      Universiteti Europian i Tiranës, i ka plotësuar njëkohësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm i programit të studimit.

3.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Komunikim – marrëdhënie publike”,  me elementët e mësipërm, të akreditohet.

4.      Universiteti Europian i Tiranës për programin e studimit, Bachelor në “Komunikim – marrëdhënie publike”, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA                              Kryetar