Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 130 datë 21.12.2010 - Universiteti i Sporteve të Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 130 datë 21.12.2010
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional në:
1. Mësuesi për Arsimin e Mesëm në lëndën: Edukim Fizik
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Master
Profesional në “Mësuesi për Arsimin e Mesëm në lëndën: Edukim Fizik”, të kërkuar nga
Universiteti i Sporteve të Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje,
raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe
respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master Profesional në “Mësuesi për
arsimin e mesëm në lëndën: Edukim Fizik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për
këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për
Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të
Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin e Mesëm në lëndën:
Edukim Fizik” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Z. Emil Lamani dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.