VENDIM
Nr. 131, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN PERIODIKTË PROGRAMIT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELORNË “JURIDIK I PËRGJITHSHËM”TË UNIVERSITETITEUROPIAN TË TIRANËS
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Nenin 29 “Programet e studimit të përbashkëta”, Pika 2 dhe Nenin 62 “Akreditimi”, Pika 5 dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë: a) Emërtimi i programit: Bachelornë “Juridik i Përgjithshëm”
b) Cikli i studimit: Cikli i Parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: VKM Nr. 636, datë20.09.2006
d) Vendimi i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 246, datë24.07.2009
e) Institucioni që e ofron:UniversitetiEuropian i Tiranës
f) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë
g) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
h) Kredite (ECTS): 180 ECTS
i) Forma e studimi: Me kohë të plotë
j) Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë IAL
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI
1. Programi i studimit, Bachelor në “Juridik i Përgjithshëm” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë.
2. Universiteti Europian i Tiranës, ka plotësuar njëkohësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm i programit të studimit.
3. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Juridik i Përgjithshëm”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.
4. Rekomandohet që Institucioni, edhe pse ka një përmirësim të dukshëm nga akreditimi i parë, të përmirësojë në vijim kualifikimine stafit të brendshëm akademik që mbulon këtë program studimi, sidomos në fushat specifike të së drejtës.
5. Universiteti Europian i Tiranës për programin e studimit, Bachelor në “Juridik i Përgjithshëm”, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA Kryetar