Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 132, datë 18.02.2016 PËR AKREDITIMIN PERIODIKTË PROGRAMIT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELORNË “MENAXHIM BIZNESI”TË UNIVERSITETITEUROPIAN TË TIRANËS

VENDIM
Nr. 132, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN PERIODIKTË PROGRAMIT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELORNË “MENAXHIM BIZNESI”TË UNIVERSITETITEUROPIAN TË TIRANËS

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Nenin 29 “Programet e studimit të përbashkëta”, Pika 2 dhe Nenin 62 “Akreditimi”, Pika 5 dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelornë “Menaxhim Biznesi”
b)      Cikli i studimit: Cikli i Parë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: VKM Nr. 255, datë27.02.2008
d)      Vendimi i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 246, datë24.07.2009
e)      Institucioni që e ofron:UniversitetiEuropian i Tiranës
f)       Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së Informacionit
g)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
h)      Kredite (ECTS): 180 ECTS
i)       Forma e studimi: Me kohë të plotë
j)       Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë IAL
k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI
1.      Programi i studimit, Bachelor në “Menaxhim Biznesi” i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë.

2.      Universiteti Europian i Tiranës, ka plotësuar njëkohësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm i programit të studimit.

3.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.

4.      Rekomandohet që Institucioni të bëjë përmirësime në disa programe lëndore për një përputhshmëri maksimale me objektivat dhe orientimin e studentëve drejt aftësive profesionale si dhe plotësimin me literaturë referuese në gjuhën shqipe.

5.      Universiteti Europian i Tiranës për programin e studimit, Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA                              Kryetar