VENDIM
Nr. 133, datë 18.02.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “INXHINIERI NDËRTIMI”,TËUNIVERSITETITEPOKA
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Doktoratë në “Inxhinieri ndërtimi”
b) Cikli i studimit: Cikli i tretë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.565 datë 19.11.2012
d) Institucioni që e ofron:Universiteti Epoka
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite
g) Kredite viti teorik (ECTS): 60 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Epoka*
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8
VENDOSI
1. Programi i studimit Doktoratë në “Inxhinieri ndërtimi”i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit tëciklit tëtretë, doktoratë.
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv me kushte.
3. Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të brenda 6 muajve tëplotësojë kushtet si më poshtë:
a. Të plotësojë stafin me kohë të plotë që mbulon këtë program studimi sidomos në drejtimet që lidhen menaxhimin e ndërtimit.
b. Të shtohet aktiviteti kërkimor përmes publikimeve në periodikë të njohur ndërkombëtarë dhe pjesmarrje në konferenca ndërkombëtare.
c. Të krijojë mundësi për një partneritet dhe dimension të vërtetë ndërkombëtarë të programit të studimit, i cili aktualisht ështëshumë i kufizuar.
4. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Doktoratë në “Inxhinieri ndërtimi” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.
5. Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA Kryetar