Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 135, datë 18.02.2016 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “ENERGJITË E RINOVUESHME”, TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR I TIRANËS NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 135, datë 18.02.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “ENERGJITË E RINOVUESHME”, TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR I TIRANËS NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak, të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Energjitë e rinovueshme”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Institucioni që e ofron: Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës
d)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i i Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit Politeknik të Tiranës
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS
g)      Forma e studimi: me kohë të plotë
h)      Diploma lëshohet: nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universitetin Politeknik të Tiranës
i)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

1.      Programi i studimit Master i Shkencave në “Energjitë e rinovueshme”, i ofruar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës i përmbush standardet e cilësisë për këtë lloj programesh studimi.
2.      Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Energjitë e rinovueshme” me elementët e mësipërm të hapet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË