REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr.138, datë 18.02.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM SHËNDETËSOR”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit, me elementët:
a) Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim shëndetësor”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shëndetit Publik
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1-2 vite / 4 - 6 semestra
f) Kredite (ECTS): 60 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë / me kohë të pjesshme
h) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master Profesional në “Menaxhim shëndetësor”, i përmbush pjesërisht standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv me kushtin që programi i studimit të realizohet në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, për disiplinat me natyrë ekonomike.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit të hapet vetëm pas plotësimit të kushtit të mësipërm.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË