REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 141, datë 18.02.2016
PËR
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË CIVILE”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, JO PUBLIKE "WISDOM UNIVERSITY"
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile” të Shkollës së Lartë Universitare, Jo Publike “Wisdom University”.
VENDOSI
1. Shkolla e Lartë Universitare, Jo Publike “Wisdom University” i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet e vëna në Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 356, datë 25.09.2015, për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile”.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile”, të Shkollës së Lartë Universitare, Jo Publike “Wisdom University” dhe rekomandon heqjen e kushteve të akreditimit sipas Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 356, datë 25.09.2015.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile”, i Shkollës së Lartë Universitare, Jo Publike “Wisdom University”, të akreditohet.
4. Të gjithë aspektet që lidhen me kushtet e mëparshme do të monitorohen në vijim nga APAAL dhe KA, përmes raportimit nga institucioni dhe verifikimit në vend përgjatë vitit aktual akademik 2015 – 2016 dhe për vitin e ardhshëm 2016 – 2017.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË