KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 141 datë 21.01.2011
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (Msc) në:
1. SHËNDET PUBLIK
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Master i Shkencave në
“Shëndet Publik” të kërkuar nga Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në
përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe
respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Shëndet Publik”, përmbush standardet e cilësisë
dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të
Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Shëndet Publik” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT