Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 142 datë 21.01.2011 - Universiteti “Aleksandër Moisiu”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 142 datë 21.01.2011

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (Mp) në:
1. INFERMIERI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Master Profesional në
“Infermieri” të kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik
dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e
vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Infermieri”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe
për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të
Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në “Infermieri” të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________