Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 144 datë 18.02.2011 - Universiteti “Aleksandër Xhuvani”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 144 datë 18.02.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (Bsc) në:
1. FIZIKË KOMPJUTERIKE
2. GAZETARI DHE GJUHË ANGLEZE
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (Mp) në:
1. DREJTIM DHE ADMINISTRIM ARSIMI
2. MENAXHIM INFERMIEROR
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor në “Gazetari dhe
Gjuhë Angleze”; Bachelor në “Fizikë Kompjuterike”; Master Profesional në “Drejtim dhe Administrim
Arsimi” dhe Master Profesional në “Menaxhim Infermieror” të kërkuara nga Universiteti “Aleksandër
Xhuvani”, Elbasan, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike
të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në
standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Fizikë Kompjuterike” përmbush standardet e
cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësim pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Gazetari dhe Gjuhë Angleze” përmbush pjesërisht
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe
verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të realizohen bashkëpunime me pedagogë për lëndët e Gazetarisë pasi pothuajse pjesa më e
madhe e pedagogëve që mbulojnë këto lëndë janë me titull Master ose nuk kanë përvojë në fushën
e Gazetarisë.
· Pedagogë më titull Master, mbulojnë deri në 5 (pesë) lëndë.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Drejtim dhe Administrim Arsimi” përmbush
pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe
verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të rishikohet literatura, pasi është shumë e gjërë dhe nuk ka dëshmi që studentët e gjejnë atë. Në
disa syllabuse janë dhënë si literaturë artikuj të revistës Mësuesi ose revista pedagogjike.
· Të rishikohen lëndët në përputhje me objektivat formuese të programit të studimit, pasi ka të tilla
të cilat janë jashtë këtyre objektivave formuese të programit si p.sh: Statistika e përpunimit të të
dhënave; Psikologji e mësimdhënies (është lëndë e ciklit të parë) apo Analiza konjitiviste në
Psikologji etj,
· Të rishikohen kreditet e Mikrotezës pasi janë paraqitur jo në përputhje me Udhëzimet e MASh.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Menaxhim Infermieror” për këtë arsye vendos
kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të rishikohen lëndët në përputhje me objektivat formuese të programit të studimit, pasi ka lëndë
të tilla si p.sh Gjuhë Italiane, (të cilat janë jashtë këtyre objektivave) dhe në fund studentit i
kërkohet mbrojtja e Gjuhës Angleze sipas Ligjit të Arsimit të Lartë.
· Të rishikohet literatura e paraqitur pasi është në gjuhë të huaj, italisht ose anglisht, për të cilën
nuk ka dëshmi se mund të gjendet nga studentët dhe po ashtu nuk ka dëshmi të zotërimit të
gjuhëve angleze dhe italiane.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të
Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Fizikë Kompjuterike” të hapet
Për programet e studimit: Bsc në “Gazetari dhe Gjuhë Angleze”; Mp në “Drejtim dhe Administrim
Arsimi” dhe Mp në “Menaxhim Infermieror”, Institucioni aplikues, Universiteti “A.Xhuvani”, Elbasan,
pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas
verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Znj. Edlira Late nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.