Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 146 datë 18.02.2011 - Universiteti “Aleksandër Moisiu”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 146 datë 18.02.2011

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Diplomë e Nivelit të Dytë (DND) në:
1. MENAXHIM DHE SUPERVIZIM I INSTITUCIONEVE ARSIMORE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në
“Menaxhim dhe Supervizim i Institucioneve Arsimore”, të kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”,
Durrës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të
Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet
shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DND në “Menaxhim dhe Supervizim i Institucioneve
Arsimore”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtëme,
pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave, do të jepet vlerësimi përfundimtar.
Kushtet:
· Emërtimi i diplomës DND/sipas Ligjit të Arsimit të Lartë Msc, nuk përputhet me përmbajtjen e programit të studimit. Ai nuk ka elementë të shkencave menaxheriale
· Të paraqitet i plotë plani mësimor
· Të paraqitet ngarkesa e studentëve
· Të rregullohen përllogaritjet e krediteve (ECTS)
· Të rishikohet Teza e Diplomës pasi kreditet e saj (4 ECTS) nuk përputhen me Udhëzimet e MASh
· Të paraqiten të dhëna për raportin orë mësimore në auditor/ punë e pavarur
· Programi i studimit të rishikohet duke lejuar mundësinë e lëvizshmërisë akademike brenda dhe jashtë vendit
· Të paraqiten llojet e diplomave me të cilat pranohen studentët në këtë program studimi
· Të rishikohet literatura për të qënë sa më e aksesueshme nga studentët
· Të paraqiten të dhëna për kualifikimin e pedagogëve.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të
Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për programin e studimit: Diplomë e
Nivelit të Dytë në “menaxhim dhe Supervizim i Institucioneve Arsimore”, pasi të ketë plotësuar kushtet
e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas
verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Znj. Edlira Late nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.