REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 146, datë 31.03.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “EKONOMIKS”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “EPOKA”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Ekonomiks”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 517, datë 17.10.2011
d) Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Epoka”
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra
g) Kredite (ECTS): 120 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI
1. Programi i studimit Master i Shkencave në “Ekonomiks” i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Ekonomiks” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË