Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 148 datë 18.02.2011 - SHLUP “Medikadent”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 148 datë 18.02.2011
Për vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për programin e studimit të ciklit të
parë (DNP/Bachelor) në: “Laborant i Lartë Dentar”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Medikadent”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për programin
e studimit të ciklit të parë (DNP/Bachelor) në “Laborant i Lartë Dentar”, të Shkollës së Lartë Universitare
Private “Medikadent”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e
Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv pasi janë në përputhje
me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Në lidhje me plotësimin e kushteve të akreditimit, Këshilli i Akreditimit arrin në këto përfundime:
· Institucioni ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura në Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr.92, Dt
03.09.2010
· Institucioni ka bërë përmirësime në Rregulloren e SHLUP “Medikadent” duke plotësuar strukturat
akademike të Fakultetit sipas legjislacionit dhe qartësuar procedurat e transferimit të studentëve.
· Institucioni ka përmirësuar mënyrën e kryerjes së praktikës profesionale, vlerësimin dhe kontrollin e dijeve
për studentët.
· Institucioni ka përmirësuar syllabuset e lëndëve gjuhë Angleze dhe Implantologji Dentare si dhe ka unifikuar
regjistrat dhe dokumentacionet përkatëse. Përmirësime janë bërë në fondin e bibliotekës dhe sallën e informatikës.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007/i ndryshuar, Për Arsimin
e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të
Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Heqjen e kushteve të akreditimit Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Medikadent” për programin e studimit të ciklit të parë (DNP/Bachelor) në “Laborant i Lartë Dentar”, bazuar në Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 92, datë 03.09.2010
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira Late Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Znj. Edlira Late nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.