Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 148, datë 31.03.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “STANDARDET EUROPIANE PËR POLICIMIN DHE INTELIGJENCËN”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LUARASI”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 148, datë 31.03.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “STANDARDET EUROPIANE PËR POLICIMIN DHE INTELIGJENCËN”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LUARASI”



Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Standardet Europiane për Policimin dhe Inteligjencën"
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 478, datë 10.10.2012
d)      Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 Vite/ 3 Semestra
g)      Kredite (ECTS): 90 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)       Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë Institucioni
j)    Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i studimit Master Profesional në “Standardet Europiane për Policimin dhe Inteligjencën” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë.

2.      Institucionit i rekomandohet riorganizimi i programit të studimit në përputhje me Ligjin 80-2015 “Për arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL” në mënyrë që të jetë funksional.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në “Standardet Europiane për Policimin dhe Inteligjencën” me elementët e mësipërm, të akreditohet si i tillë vetëm për studentët që kanë filluar studimet deri në vitin akademik 2012-2013.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË