Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 149 datë 18.02.2011 - SHLUP “Pavarsia”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 149 datë 18.02.2011
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (Mp) në:
1. EKONOMI DHE POLITIKË E VENDEVE NË ZHVILLIM
2. SPECIALIST I SË DREJTËS PËR SHOQËRITË TREGTARE
3. SPECIALIST I SË DREJTËS PËR SISTEMIN BANKAR
4. SPECIALIST I SË DREJTËS PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE
5. FINANCË DHE BANKË
6. FINANCË DHE KONTABILITETI I FIRMAVE
7. APLIKIME SISTEMESH INFORMATIKE NË ADMINISTRATËN PUBLIKE
8. ADMINISTRIM SISTEMESH DHE RRJETESH
9. SPECIALIST PROGRAMUES SISTEMESH SOFTWARE
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (Msc) në:
1. MENAXHIM
2. JURIST I PËRGJITHSHËM, me drejtimin:
a. E Drejtë Publike dhe Ndërkombëtare Publike
3. JURIST I PËRGJITHSHËM, me drejtimin:
a. E Drejtë Private dhe Ndërkombëtare Private
4. INFORMATIKË EKONOMIKE
5. INXHINIERI INFORMATIKE
6. DIPLOMACI DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE
7. STUDIME EUROPIANE
8. FINANCA PUBLIKE DHE ADMINISTRIM PUBLIK
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, të kërkuara nga ShLUP
“Pavarsia”, Vlorë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të
Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet
shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Ekonomi dhe Politikë e vendeve në zhvillim”, nuk
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Specialist i së Drejtës për Shoqëritë Tregtare”,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimet që:
 Të shikohet mundësia që të përfshihen më shumë pedagogë me tituj pasi një pjesë e tyre janë me
Master.
 Të plotësohen mangësitë e evidentuara në syllabuse si: Puna e pavarur, Format e vlerësimit të
studentëve, Detyrimet e studentit për lëndë, Literatura të paraqitet e ndarë në të detyruar dhe
ndihmëse.
 Të përfshihet një lëndë nga fusha e administrimit të biznesit.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Specialist i së Drejtës për Sistemin Bankar”, përmbush
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimet që:
 Të shikohet mundësia që të përfshihen më shumë pedagogë me tituj pasi një pjesë e tyre janë me
Master.
 Të plotësohen mangësitë e evidentuara në syllabuse si: Puna e pavarur, Format e vlerësimit të
studentëve, Detyrimet e studentit për lëndë, Literatura të paraqitet e ndarë në të detyruar dhe
ndihmëse
 Të përfshihet më shumë se një lëndë teorike nga fusha e bankave.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Specialist i së Drejtës për Administratën Publike”,
përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimet që:
 Të shikohet mundësia që të përfshihen më shumë pedagogë me tituj pasi një pjesë e tyre janë me
Master.
 Të plotësohen mangësitë e evidentuara në syllabuse si: Puna e pavarur, Format e vlerësimit të
studentëve, Detyrimet e studentit për lëndë, Literatura të paraqitet e ndarë në të detyruar dhe
ndihmëse
 Të përfshihet lënda “Administrim Publik”.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Financë dhe Bankë”, përmbush pjesërisht standardet e
cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave
jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të plotësohen mangësitë e evidentuara në syllabuse si: Puna e pavarur, Format e vlerësimit të
studentëve, Detyrimet e studentit për lëndë, Literatura të paraqitet e ndarë në të detyruar dhe
ndihmëse
 Të paraqiten të dhëna për stafin akademik të angazhuar, veçanërisht për ata të cilët janë me titullin
Prof.Asoc., Dr dhe Prof.Dr.
6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Financë dhe Kontabiliteti i firmave”, përmbush
pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe
verifikimit të të cilave, jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të plotësohen mangësitë e evidentuara në syllabuse si: Puna e pavarur, Format e vlerësimit të
studentëve, Detyrimet e studentit për lëndë, Literatura të paraqitet e ndarë në të detyruar dhe
ndihmëse.
 Të paraqiten të dhëna për stafin akademik të angazhuar, veçanërisht për ata të cilët janë me titullin
Prof.Asoc., Dr dhe Prof.Dr.
7. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Aplikime sistemesh Informatike në Administratën
Publike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme,
pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave, jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të parashikohet Praktika profesionale në Planin mësimor (Kredite/Orë) dhe të jepet informacion mbi mënyrën se si është konceptuar realizimi i saj.
 Të vendoset ndarja e orëve Leksion/Seminare në Planin mëismor dhe në syllabuet e lëndëve.
 Syllabuset të plotësohen literaturë të detyrueshme dhe ndihmëse. Në literaturën e detyrueshme të parashikohen edhe tekste në gjuhën shqipe sepse rezulton se në shumicën prej tyre jepen vetëm literaturë në gjuhë të huaj dhe referenca nga interneti.
 Të plotësohen mangësitë e evidentuara në syllabuse si: Format e mësimdhënies; Format e vlerësimit
të studentëve dhe Detyrimet e studentit për lëndët.
 Të përputhet frekuenca mësimore e dhënë në Planin mësimor dhe në syllabuse me 3 ndarje, me atë
faktike ku figurojnë vetëm dy ndarje, Leksione dhe Seminare (nuk ka asnjë të dhënë për formën e
tretë të mësimdhënies).
 Të paraqitet një tabelë përmbledhëse me të dhëna mbi nivelin e kualifikimit dhe fushën e
ekspertizës të stafit akademik të programit të studimit.
8. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Administrim sistemesh dhe Rrjetesh”, përmbush
pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe
verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të parashikohet Praktika profesionale në Planin mësimor (Kredite/Orë) dhe të jepet informacion
mbi mënyrën se si është konceptuar realizimi i saj.
 Të vendoset ndarja e orëve Leksion/Seminare në Planin mëismor dhe në syllabuet e lëndëve.
 Syllabuset të plotësohen me literaturë të detyrueshme dhe ndihmëse. Në literaturën e detyrueshme
të parashikohen edhe tekste në gjuhën shqipe sepse rezulton se në shumicën prej tyre jepen vetëm
literaturë në gjuhë të huaj dhe referenca nga interneti.
 Të plotësohen mangësitë e evidentuara në syllabuse si: Format e mësimdhënies; Format e vlerësimit
të studentëve dhe Detyrimet e studentit për lëndët.
 Të përputhet frekuenca mësimore e dhënë në Planin mësimor dhe në syllabuse me 3 ndarje, me atë
faktike ku figurojnë vetëm dy ndarje, Leksione dhe Seminare (nuk ka asnjë të dhënë për formën e
tretë të mësimdhënies).
 Të paraqitet një tabelë përmbledhëse me të dhëna mbi nivelin e kualifikimit dhe fushën e
ekspertizës të stafit akademik të programit të studimit.
9. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Mp në “Specialist programues sistemesh software”, përmbush
pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe
verifikimit të të cilave, jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të parashikohet Praktika profesionale në Planin mësimor (Kredite/Orë) dhe të jepet informacion
mbi mënyrën se si është konceptuar realizimi i saj.
 Të vendoset ndarja e orëve Leksion/Seminare në Planin mëismor dhe në syllabuet e lëndëve.
 Syllabuset të plotësohen literaturë të detyrueshme dhe ndihmëse. Në literaturën e detyrueshme të
parashikohen edhe tekste në gjuhën shqipe sepse rezulton se në shumicën prej tyre jepen vetëm
literaturë në gjuhë të huaj dhe referenca nga interneti.
 Të plotësohen mangësitë e evidentuara në syllabuse si: Format e mësimdhënies; Format e vlerësimit
të studentëve dhe Detyrimet e studentit për lëndët.
 Të përputhet frekuenca mësimore e dhënë në Planin mësimor dhe në syllabuse me 3 ndarje, me atë
faktike ku figurojnë vetëm dy ndarje, Leksione dhe Seminare (nuk ka asnjë të dhënë për formën e
tretë të mësimdhënies).
 Të paraqitet një tabelë përmbledhëse me të dhëna mbi nivelin e kualifikimit dhe fushën e
ekspertizës të stafit akademik të programit të studimit.
Nisur nga fakti se tre masterat MP kanë mjaft lëndë të përbashkëta dhe të tjera me programe të
përafërta, të shihet mundësia e rikonceptimit të tyre në një (ose e shumta dy) master me disa profile.
3
10. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Menaxhim”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe
për këtë arsye jep vlerësimin negativ.
11. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Jurist i Përgjithshëm” me drejtimin: E Drejtë Publike
dhe Ndërkombëtare Publike, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin
e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar:
Kusht:
 Të plotësohen mangësitë e evidentuara në syllabuse si: Format e vlerësimit të studentëve,
Detyrimet e studentit për lëndë, Literatura të paraqitet e ndarë në të detyruar dhe ndihmëse, të
përputhen të dhënat e ECTS në syllabuse me ato të paraqitura në Planin mësimor dhe të
parashikohet Praktika profesionale.
12. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Jurist i Përgjithshëm” me drejtimin: E Drejtë Private
dhe Ndërkombëtare Private, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin
e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar:
Kusht:
 Të plotësohen mangësitë e evidentuara në syllabuse si: Format e vlerësimit të studentëve,
Detyrimet e studentit për lëndë, Literatura të paraqitet e ndarë në të detyruar dhe ndihmëse, të
përputhen të dhënat e ECTS në syllabuse me ato të paraqitura në Planin mësimor dhe të
parashikohet Praktika profesionale.
13. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Informatikë Ekonomike”, përmbush pjesërisht
standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të
të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të përcaktohet qartë objektivat dhe misioni për nivelin e këtij programi studimi
 Të parashikohet Praktika profesionale në Planin mësimor (Kredite/Orë) dhe të jepet informacion
mbi mënyrën se si është konceptuar realizimi i saj.
 Të vendoset ndarja e orëve Leksion/Seminare në Planin mëismor dhe në syllabuet e lëndëve.
 Syllabuset të plotësohen literaturë të detyrueshme dhe ndihmëse. Në literaturën e detyrueshme të
parashikohen edhe tekste në gjuhën shqipe sepse rezulton se në shumicën prej tyre jepen vetëm
literaturë në gjuhë të huaj dhe referenca nga interneti.
 Të përputhet frekuenca mësimore e dhënë në Planin mësimor dhe në syllabuse me 3 ndarje, me
atë faktike ku figurojnë vetëm dy ndarje, Leksione dhe Seminare (nuk ka asnjë të dhënë për
formën e tretë të mësimdhënies).
 Të paraqitet një tabelë përmbledhëse me të dhëna mbi nivelin e kualifikimit dhe fushën e
ekspertizës të stafit akademik të programit të studimit.
 Të rishikohen lëndët që janë pjesë përbërëse e këtij programi studimi, psh: mund të përfshihen
njohuri më të avancuara për sistemet e informacionit në ekonomi, analiza dhe dizajni i tyre
 Të qartësohet forma e mësimdhënies Seminar për lëndën “Sisteme informatike ekonomike”. Në
nivelin master nuk mund të zhvillohet lënda e programimit C++, pasi kjo lëndë merret në nivelin
e parë të formimit.
 Të përfshihen lëndë të cilat i shërbejnë kërkimit shkenor, si psh “Metodat Kërkimi” (metoda
sasiore etj)
 Të unifikohen syllabuset në lidhje me objektivat, qëllimet, efektet e lëndës, ndarjet në orë, puna
në auditor dhe puna e pavarur, detyrimet e studentëve, format e vlerësimit të lëndës, përmbajtja
sipas temave, literatura përkatëse, etj.
14. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Inxhinieri Informatike”, përmbush standardet e cilësisë
dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv, me sugjerimet që:
 Të parashikohet praktikë profesionale në Institucione të tjera të specializuara në këtë fushë.
 Praktika profesionale ne rastin e MSc do te ishte shume pozitive per ata studente te cilet nuk do te
vazhdojne me tej studimet e ciklit te trete por do ti drejtohen jetes profesionale.
4
15. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” përmbush
pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe
verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kusht:
 Kriteret e pranimit të studentëve janë të paqarta. Në shtojcën “njohja e mirë e jguhës angleze dhe
italiane” nuk specifikohehet lloji i çerfitikatës ndërkombëtare ashtu sic kërkon MASH. Kërkesa e
cila është për të gjitha llojet e masterave por në veçanti niveli i njohjes së gjuhëve të huaja për këtë
program studimi duhet patjetër niveli C2 (anglisht dhe frëngjisht) në bazë të Kuadrit Europian të
gjuhëve të huaja. Pa një nivel të lartë të zotërimit të gjuhës së huaj nuk mund të konceptohet ky
program studimi.
16. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Studime Europiane”, përmbush pjesërisht standardet e
cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave
jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të bëhet një ndarje e lëndëve/moduleve sipas semestrave përkatës kur do të zhvillohen, si dhe të
plotësohet dokumentacioni i paraqitur me CV-të e pedagogëve.
 Tek kriteret e pranimit të studentëve për këtë program studimi nuk ka asnjë të dhënë për nivelin e
gjuhëve të huaja për studentët të cilët do të pranohen. Kërkesa e cila është për të gjitha llojet e
masterave por në veçanti niveli i njohjes së gjuhëve të huaja për këtë program studimi duhet patjetër
niveli C2 (anglisht dhe frëngjisht) në bazë të Kuadrit Europian të gjuhëve të huaja. Pa një nivel të
lartë të zotërimit të gjuhës së huaj nuk mund të konceptohet ky program studimi.
17. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Financa Publike dhe Administrim Publik”, përmbush
pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe
verifikimit të të cilave, jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

  • Të plotësohen mangësitë e evidentuara në syllabuse si: Puna e pavarur, Format e vlerësimit të studentëve, Detyrimet e studentit për lëndë, Literatura të paraqitet e ndarë në të detyruar dhe ndihmëse.
  • Të paraqiten të dhëna për stafin akademik të angazhuar, veçanërisht për ata të cilët janë me titullin Prof.Asoc., Dr dhe Prof.Dr.
  • Të përputhet më mirë background i personelit akademik me lëndët të cilat ato i mbulojnë.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të
Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në “Ekonomi dhe Politikë e vendeve në zhvillim” të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në “Specialist i së Drejtës për Shoqëritë Tregtare” të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në “Specialist i së Drejtës për Sistemin Bankar” të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në “Specialist i së Drejtës për Administratën Publike” të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Menaxhim” të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Informatike” të hapet
Institucioni aplikues ShLUP “Pavarsia”, Vlorë për programet e studimit: Master Profesional në “Financë dhe
Bankë”; Master Profesional në “Financë dhe Kontabiliteti i firmave”; Master i Shkencave në “Financa Publike
dhe Administrimi Publik”; Master Profesional në “Aplikime sistemesh Informatike në Administratën
Publike”; Master Profesional në “Administrim Sistemesh dhe Rrjetesh”; Master Profesional në “Specialist
programues sistemesh software”; Master i Shkencave në “Jurist i përgjithshëm”, me drejtimin “E Drejtë
Publike dhe Ndërkombëtare Publike”; Master i Shkencave në “Jurist i përgjithshëm”, me drejtimin: “E Drejtë
Private dhe Ndërkombëtare Private”; Master i Shkencave në “Informatikë Ekonomike”, Master i Shkencave
në “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” dhe Master i Shkencave në “Studime Europiane”, pasi të
jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i
cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Znj. Edlira Late nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.