Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 150, datë 31.03.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FIZIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 150, datë 31.03.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FIZIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Fizioterapi”
b)      Cikli i studimit: Cikli i parë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 119, datë 16.05.2012
d)      Institucioni që e ofron: Universiteti Privat Albanian University
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Mjekësore
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
g)      Kredite (ECTS): 180 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)       Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI


1.      Programi i studimit Bachelor në “Fizioterapi” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Plotësim të stafit të departamentit me pedagogë specialistë të fushës fizioterapisë me tituj e grada shkencore.

b.      Përmirësimi sipas standardeve të përcaktuara ligjore të raportit PAE me atë PAK.

c.       Stafi ndihmës mësimor shkencor dhe ai administrativ në funksion të këtij programi duhet të plotësohet përkundrejt standardeve, që nevojiten për realizimin cilësor të mësimdhënies dhe krijimin e kompetencave profesionale tek studentët.

d.      Biblioteka e Institucionit duhet të pasurohet me tituj të rinj, të cilët në kushtet aktuale në fushën e fizioterapisë janë të pakët dhe momentalisht përbëhen vetëm nga tituj të literaturës bazë.

e.       Përmirësimi i nivelit të studentëve të rekrutuar (ngritja e mesatares në pranim), i cili do të ndikonte në të ardhmen edhe në përmirësimin e ecurisë së tyre.

f.        Ngritja e një strategjie të kërkimit shkencor dhe përmirësimi i cilësisë së tij.

g.      Përmirësimi i moshës mesatare të stafit me tituj e grada shkencore duke promovuar e nxitur karrierën akademike të stafit të brendshëm.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Fizioterapi” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.

4.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.


KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË