Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 151, datë 31.03.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 151, datë 31.03.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieri”
b)      Cikli i studimit: Cikli i parë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 411, datë 25.08.2011
d)      Institucioni që e ofron: Universiteti Privat Albanian University
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Mjekësore
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
g)      Kredite (ECTS): 180 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)       Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI

1.      Programi i studimit Bachelor në “Infermieri” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Përmirësimin e sistemit të brendshëm të cilësisë.

b.      Qartësimin e menjëhershëm të mospërputhjeve mes numrit të studentëve, që ndjekin programin Bachelor në Infermieri mes të dhënave të sekretarisë mësimore me ato të RBV. Paraqitja zyrtare e këtij numri bashkëngjitur listat me emrat e studentëve të regjistruar brenda një jave në ASCAL.

c.       Përditësimin e Syllabuseve dhe plotësimin korrekt të tyre sipas standardeve institucionale.

d.      Përditësimin e menjëhershëm në sistemin e APAAL e të dhënave mbi personelin akademik të brendshëm dhe atij të jashtëm si dhe publikimin në faqen zyrtare të Institucionit të listës së personelit akademik të brendshëm e të jashtëm, shoqëruar me CV-të përkatëse, për këtë program studimi.

e.       Pasurimin e fondit të bibliotekës me më shumë materiale, që i takojnë shkencave infermierike.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Infermieri” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.

4.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË