REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 154, datë 31.03.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “INFERMIERI KIRURGJIKALE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT ALBANIAN UNIVERSITY
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Master Profesional në “Infermieri kirurgjikale”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 479, datë 10.10.2012
d) Institucioni që e ofron: Universiteti Privat Albanian University
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Mjekësore
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 Vite/ 3 Semestra
g) Kredite (ECTS): 90 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI
1. Programi i studimit Master Profesional në “Infermieri kirurgjikale” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.
2. Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:
a. Plotësimi me tekste bazë.
b. Planifikimi dhe realizimi i kërkimit shkencor të mirëfilltë në fushën e infermierisë kirurgjikale.
c. Mbështetje për kualifikimin dhe karrierën akademike të stafit akademik.
d. Rritja e shkallës së përthithjes së fondeve përmes projekteve, si brenda dhe jashtë vendit.
e. Shtimi i ambienteve për stafin akademik të brendshëm.
f. Ngritja e një sistemi funksional deri në nivelin e departamentit të sigurimit të brendshëm të cilësisë.
3. Mbështetur në sa më lart, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në “Infermieri kirurgjikale” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.
4. Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË