Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 157 datë 25.03.2011 - SHLUP "Kristal"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 157 datë 25.03.2011

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (Bsc) në:
1. MAMI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit Bachelor në “Mami”, të kërkuar nga ShLUP “Universiteti Kristal”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Mami”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv, me sugjerimet që: Të rishihet dhe riorganizohet plani mësimor i programit të studimit për të zvogëluar numrin e madh të disiplinave/moduleve në disa lëndë ku grumbullimi i tyre ka tejkaluar profilin e përafërt të moduleve si p.sh moduli i i Shkencave Sociale bashkohet me Gjuhën Angleze; Të korigjohet gabimi i shmangies nga ngarkesa totale në auditor dhe jashtë auditorit duke korigjuar njëkohësisht dhe mangësinë prej rreth 100 orësh në total në planin mësimor; Të paraqiten marrëveshjet bashkëpunuese me institucionet në të cilat do të realizohen praktikat profesionale e mjekësore; Edhe pse deklarohet praktika profesionale, është e paqartë se si do të realizohet, finalizohet apo vlerësohen studentët gjatë kryerjes së saj. Institucioni duhet të paraqesë në mënyrë të detajuar dhe kronologjike të gjitha aktivitetet që do të kryhen për realizimin e saj; Stafi akademik që paraqitet është i mjaftueshëm në numër për programin e studimit por duke ditur numrin e madh të programeve të ofruara nga institucioni, është e paqartë ngarkesa totale që do të këtë ky staf dhe a është e përballueshme realizimi i saj? Gjykimi për cilësinë dhe nivelin e stafit akademik është relativ dhe i pamundur për sa kohë në dosjen e aplikimit mundojnë të dhëna të detajuara për secilin prej tyre.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Mami” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________