Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 158, datë 16.05.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “MENAXHIM BIZNESI”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, JO PUBLIKE "WISDOM UNIVERSITY"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 158, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMIN  E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “MENAXHIM BIZNESI”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, JO PUBLIKE "WISDOM UNIVERSITY"

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim Biznesi”
b)      Cikli i studimit: Cikli i parë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 241, datë 31.05.2011
d)      Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare, Jo Publike “Wisdom University”
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
g)      Kredite (ECTS): 180 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)       Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI

1.      Programi i studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv. 

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Menaxhim Biznesi” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË