REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 159, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMINE PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELORNË “FINANCË”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm, dokumentacionin mbështetës dhe pas vizitës në Institucion të një përfaqësie të Këshillit të Akreditimit shoqëruar nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë”
b) Cikli i studimit: Cikli i parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të MinistraveNr.650, datë 14.09.2011
d) Institucioni që e ofron:Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
g) Kredite (ECTS): 180 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI
1. Të rekomandojë që programii studimit Bachelor në “Financë”,të akreditohet vetëm për brezine studentëve që kanë përfunduar studimet brenda vitit akademik 2015 – 2016.
2. Institucioni përpara fillimit të vitit akademik 2016 – 2017, për studentët që janë në vazhdim të programit të studimit Bachelor në “Financë”, të plotësojë kushtet si më poshtë:
a. Të plotësohen dhe rakordohen të dhënat për studentët midis atyre nëregjistratpërkatëse të sekretarisë mësimore, regjistrave të kurseve të studimit dhe ato të dosjeve individuale tëstudentëve.
b. Rishikimin e përbërjes së stafit akademik duke rekrutuar staf të brendshëm të kualifikuar me gradë shkencore/ tituj akademik.
c. Të rishikohet statusi dhe funksionimi konkret i strukturave si NJSBC dhe Zyra e Karrierës dhe të rishikohen rregullat e funksionimi të tyre.
d. Tëpërmirësohet dhe detajohet informacioni i publikuar mbi programin e studimit në faqen e internetit të Institucionit.
e. Të aktivizohet Qendra e Kërkimit dhe të vihen në dispozicion fonde dhe burime financiare për zhvillimin e punës kërkimore shkencore të stafit akademik dhe kualifikimin e tij.
f. Të përmirësohet dhe pasurohet biblioteka me literaturë ndihmëse në gjuhë të huaj dhe literaturë bazëdhe tërealizohen abonime nëbibliotekaelektronike.
g. Të realizohen marrëveshje me biznese lokal (duke i dokumentuar) për krijimin e mundësisë së praktikave profesionale dhe/apo të punësimit të studentëve pas diplomimit.
h. Të rishikohetdokumenti mbi strategjinë e zhvillimit të Institucionit lidhur me vendin që zë dhe sa përputhet ky program studimi me këtë strategji.
Me paraqitjen e plotësimit të kushteve nga Institucioni ekspertë të fushës me përfaqësues të Këshillit të Akreditimit do të organizojë një tjetër vizitë në Institucion për verifikimin e plotësimit të kushteve si më lart.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon gjithashtu Ministrit të Arsimit dhe Sportit që Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë, të mos pranojë e regjistrojëstudentë të rinj në këtë program studimi, deri në përmbushjen e kushteve si më lart.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË