Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 161/1, datë 08.07.2016 PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 161, DATË16.05.2016, “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

VENDIM
Nr. 161/1, datë 08.07.2016
PËR
NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 161, DATË16.05.2016, “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit:

VENDOSI

Pika 1 e Vendimit të KA Nr. 161, datë 16.05.2016 “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Infermieri”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë”, zëvendësohet si më poshtë:

“1. Të rekomandojë që programi i studimit Bachelor në “Infermieri”, të akreditohet vetëm për brezin e studentëve që kanë përfunduar studimet brenda vitit akademik 2015 – 2016”

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË