Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 162, datë 16.05.2016 PËR AKREDITIMINE PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË“MENAXHIM”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 162, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMINE PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË“MENAXHIM”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”, VLORË

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm, dokumentacionin mbështetës dhe pas vizitës në Institucion të një përfaqësie të Këshillit të Akreditimit shoqëruar nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim”

b)      Cikli i studimit: Cikli i parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të MinistraveNr.650, datë 14.09.2011

d)     Institucioni që e ofron:Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 180 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë Institucioni

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI


1.      Të rekomandojë që programii studimit Bachelor në “Menaxhim”,të akreditohet vetëm për brezine studentëve që  kanë përfunduar studimet brenda vitit akademik 2015 – 2016.

2.      Institucioni përpara fillimit të vitit akademik 2016 – 2017, për studentët që janë në vazhdim të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim”, të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Të rishikohet personeli akademik duke shtuar atë me grada/tituj dhe përvojë akademike.

b.      Të realizohet një shpërndarje më e mirë e orëve mësimore pasi stafi akademik efektiv, jep më shumë se dy lëndë.

c.       Të përmirësohet biblioteka me literaturë ndihmëse në gjuhë të huaj dhe literaturë bazë pasi rezulton me shumë pak tituj dhe të krijohet mundësia për tu abonuar në bibliotekëelektronike.

d.      Tëkualifikohet stafi ndihmës i angazhuar në sekretarinë mësimore dhe zyrën e burimeve njerëzore për zbatimin e përpiktë të rregullave që lidhen me dokumentacionin, regjistrat etj

e.       Të realizohet një studim tregu rreth mundësisë së punësimit të këtyre të diplomuarve veçanërisht në tregun lokal/rajonal ku operon Institucioni.

f.       Të realizohen marrëveshje me biznese lokal (duke i dokumentuar) për krijimin e mundësisë së praktikave profesionale dhe/apo të punësimit të studentëve pas diplomimit.

g.      Të sigurohet informacion nga Institucioni mbi punësimin me kohë të plotë të stafit PAK, dhe njëkohësisht të sigurohen lejet nga këto institucione, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësiae programit të studimit. Kjo vlen dhe për stafin akademik që vjen nga jashtë vendit.

h.      Të rregullohet mënyra e korrigjimit të provimeve pasi mos sekretimi i tyre më parë, potencialisht mbart rrezikun e cenimit të paanshmërisë dhe objektivitetit të vlerësimit të studenteve.

Me paraqitjen e plotësimit të kushteve nga Institucioni ekspertë të fushës me përfaqësues të Këshillit të Akreditimit do të organizojë një tjetër vizitë në Institucion për verifikimin e plotësimit të kushteve si më lart.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon gjithashtu Ministrit të Arsimit dhe Sportit që Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë, të mos pranojë e regjistrojëstudentë të rinj në këtë program studimi, deri në përmbushjen e kushteve si më lart

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË