Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 164 datë 15.04.2011 - SHLUP "Aldent"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 164 datë 15.04.2011

Për akreditimin Institucional të Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme” dhe Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “Stomatologji” të Shkollës së Lartë Universitare Private “Aldent”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional të Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Programeve të Studimit Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme” dhe Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në “Stomatologji”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Aldent”, të kryer në periudhën Janar 2011 – Mars 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe programet e studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Me gjithë vlerësimet pozitive ka edhe disa sugjerime që shërbejnë për të rritur nivelin e këtij institucioni, të cilat janë:
· Personeli pedagogjik të krijojë kushte që të motivojë dhe të nxitë studentët për rritjen e cilësisë së rezultateve.
· Të nxiten dhe mbështeten nga i gjithë personeli drejtues dhe pedagogjik studentët për një studim sistematik që do të çonte pa dyshim në rritjen e rezultateve të tyre.
· Drejtuesit e institucionit të rritin më tej kërkesat për rritjen e nivelit të kërkimit shkencor si nga personeli akademik ashtu dhe nga studentët.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional të Shkollës së Lartë Universitare Private “Aldent”.
Institucioni: Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Shkolla e Lartë Universitare Private “Aldent” të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Infermieri e Përgjithshme të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë/Master i Shkencave në Stomatologji të akreditohet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________