Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 165, datë 16.05.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MARKETING DHE REKLAMË”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LUARASI”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 165, datë 16.05.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MARKETING DHE REKLAMË”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LUARASI”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Marketing dhe Reklamë"

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 308, datë27.07.2012

d)     Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 Vite/ 3 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 90 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë Institucioni

j)     Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i studimit Master Profesional në “Marketing dhe Reklamë” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Të përmirësohet raporti i ulët i numrit të pedagogëve efektivë kundrejt numrit të pedagogëve me kontratë angazhuar në këtë program studimi.

b.      Të rritet numri i titujve në biblotekë në shërbim të studentëve të masterit edhe në gjuhën shqipe;

c.       Të hartohen raport/analiza financiare të detajuara sipas programit dhe cikleve të studimit;

d.      Të përfshihen në raportet vjetore institucionale gjetjet në lidhje me vlerësimet e kryera nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësië për këtëprogram në veçanti por edhe për programe të tjera të ofruara nga institucioni;

e.       Të publikohen raportete vlerësimit të brendshëm të institucionit dhe të programit të studimit në veçanti.

3.      Institucionit i rekomandohet riorganizimi i programit të studimit në përputhje me Ligjin 80-2015 “Për arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL” në mënyrë që të jetë funksional.

4.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në “Marketing dhe Reklamë” me elementët e mësipërm, të akreditohet si i tillë vetëm për studentët që janë regjistuar duke filluar nga viti akademik 2012-2013.

5.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në “Marketing dhe Reklamë” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.

6.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe të rekomandimeve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË