KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 170 datë 15.04.2011
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (Bsc) në:
1. MËSUESI PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR
2. MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e reja të studimit, Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor” dhe Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”, të kërkuar nga SHLUP “UFO University”, bazuar në raportet e vlerësimeve teknike dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtjet e Programeve të reja të studimit, Bsc në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor” dhe Bsc në “Mësuesi për Arsimin Fillor”, përmbushin standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jepet vlerësimi Pozitiv, me sugjerime:
· Programet e lëndëve/moduleve të jenë më të barazpeshuara, si për shkencat natyrore, ashtu edhe për ato shoqërore dhe humane.
· Në literaturë të futen edhe libra të tjerë, karahas atyre që përmban programi, duke e përditësuar me botime në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
· Psikologjia e Edukimi mbase mund të ishte mirë të ndahej edhe në aspektet e bazave psikologjike të të nxënit dhe mësimdhënies dhe në aspektet e tjera të edukimit shumëkulturor, të motivimit dhe të menaxhimit të klasës.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor” të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________