Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 171 datë 15.04.2011 - SHLUP “Kristal”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 171 datë 15.04.2011

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (Mp) në:
1. EDUKIM
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit Master Profesional në “Edukim”, të kërkuar nga ShLUP “Kristal”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Mp në “Edukim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerime:
·Programi i studimit të jetë më plotë për kalendarin e kohëzgjatjes së studimeve.
·Tema e Diplomës të ketë më shumë kredite, sipas Ligjit dhe Udhëzimeve të MASH-it.
·Ngarkesa jashtë auditorit të paraqitet për çdo lëndë apo modul.
·Për literaturën të bëhet kujdes që të ketë edhe nga ajo në gjuhën shqipe e botuar vitet e fundit po ashtu edhe nga ajo në gjuhën angleze.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në “Edukim” të hapet

KËSHILLI i AKREDITIMIT