REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 173, datë 07.07.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “STUDIME PSIKOSOCIALE”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE MESDHETARE TË SHQIPËRISË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programittë studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Studime psikosociale”
b) Cikli i studimit: Cikli i parë
c) Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
f) Kredite (ECTS): 180 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 50studentë
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI:
1. Programii studimit Bachelor në “Studime psikosociale”, i përmbush standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.
2. Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Bachelor në “Studime psikosociale” me elementët e mësipërmtë hapet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË