Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 173 datë 15.04.2011 - SHLUP "Pavarësia"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 173 datë 15.04.2011


Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (Mp) në:
1. FINANCË DHE BANKË
2. FINANCË DHE KONTABILITETI I FIRMAVE
3. APLIKIME SISTEMESH INFORMATIKE NË ADMINISTRATËN PUBLIKE
4. ADMINISTRIM SISTEMESH DHE RRJETESH
5. SPECIALIST PROGRAMUES SISTEMESH SOFTWARE
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (Msc) në:
1. FINANCA PUBLIKE DHE ADMINISTRIM PUBLIK
2. E DREJTË PRIVATE DHE E DREJTË NDËRKOMBËTARE PRIVATE
3. E DREJTË PUBLIKE DHE E DREJTË NDËRKOMBËTARE PUBLIKE
4. STUDIME EUROPIANE
5. DIPLOMACI DHE POLITIKË NDËRKOMBËTARE
6. INFORMATIKË EKONOMIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimet për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 149, datë 18.02.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuara nga ShLUP “Pavarësia”, Vlorë, bazuar në raportet e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Mp në “Financë dhe Bankë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Mp në “Financë dhe Kontabiliteti i firmave”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Mp në “Aplikime sistemesh Informatike në Administratën Publike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të rishikohet numri i krediteve të parashikuar për praktikën profesionale.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Mp në “Administrim sistemesh dhe rrjetesh”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me
sugjerimin: Të rishikohet numri i krediteve të parashikuar për praktikën profesionale.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Mp në “Specialist programues sistemesh software”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të rishikohet numri i krediteve të parashikuar për praktikën profesionale.
6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “Financa Publike dhe Administrim Publik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të përputhet më mirë formimi i personelit akademik me lëndët të cilat ato i mbulojnë.
7. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “E Drejtë Private dhe e Drejtë Ndërkombëtare Private”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Mënyra e vlerësimit të studentëve të jetë gjithëvjetore. Kontrolli dhe vlerësimi i studentit duhet të jetë dhe nuk duhet t’i lihen 70%, provimit përfundimtar.
· Mënyra e konvertimit të notave sipas sistemit alfabetik dhe numerik nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
· Disa nga programet janë të cunguara dhe jo në përputhje me Udhëzimet e Këshillit të Akreditimit.
· Mungon lista e pedagogëve të brendshëm për këtë program studimi, duke mbajtur parasysh përqindjen e rekomanduar nga KA për raportin personel akademik i brendshëm dhe i jashtëm.
8. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “E Drejtë Publike dhe e Drejtë Ndërkombëtare Publike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Mënyra e vlerësimit të studentëve të jetë gjithëvjetore. Kontrolli dhe vlerësimi i studentit duhet të jetë dhe nuk duhet t’i lihen 70%, provimit përfundimtar.
· Mënyra e konvertimit të notave sipas sistemit alfabetik dhe numerik nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
· Disa nga programet janë të cunguara dhe jo në përputhje me Udhëzimet e Këshillit të Akreditimit.
· Mungon lista e pedagogëve të brendshëm për këtë program studimi, duke mbajtur parasysh përqindjen e rekomanduar nga KA për raportin personel akademik i brendshëm dhe i jashtëm.
9. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “Studime Europiane”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Literatura në të gjitha programet në pjesën më të madhe të lëndëve, është vetëm cikël leksionesh mbështetur në 1-2 tekste në gjuhë të huaj.
· Programi i çdo lëndë duhet të paraqitet më i zgjeruar.
· Mungon lista e pedagogëve të ndarë në pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm për këtë program studimi, duke mbajtur parasysh përqindjen e rekomanduar nga KA për raportin personel akademik i brendshëm dhe i jashtëm.
10. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “Diplomaci dhe Politikë Ndërkombëtare” përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Literatura në të gjitha programet në pjesën më të madhe të lëndëve, është vetëm cikël leksionesh mbështetur në 1-2 tekste në gjuhë të huaj.
· Programi i çdo lëndë duhet të paraqitet më i zgjeruar.
· Mungon lista e pedagogëve të ndarë në pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm për këtë program studimi, duke mbajtur parasysh përqindjen e rekomanduar nga KA për raportin personel akademik i brendshëm dhe i jashtëm.
· Shkalla e kualifikimit të një pjese të pedagogëve (50%) nuk i përputhet ciklit të programit të studimit (P.sh Pedagogë me tituj “Master” dhe “Phd student” japin mësim në këtë Master).
11. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Msc në “Informatikë Ekonomike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Financë dhe Bankë të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Financë dhe Kontabiliteti i Firmave të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Aplikime sistemesh Informatike në Administratën Publike të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Administrim Sistemesh dhe rrjetesh të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Specialist programues sistemesh software të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Financa Publike dhe Administrim Publik të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Informatikë Ekonomike të hapet
Institucioni aplikues ShLUP “Pavarësia”, Vlorë për programet e studimit: Master i Shkencave në “E Drejtë Publike dhe e Drejtë Ndërkombëtare Publike”; Master i Shkencave në “E Drejtë Private dhe e Drejtë Ndërkombëtare Private”; Master i Shkencave në “Studime Europiane”; Master i Shkencave në “Diplomaci dhe Politikë Ndërkombëtare” kanë mangësi dhe pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________