Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 174, datë 07.07.2016 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI, ME PROFILE: PSIKOLOGJI ORGANIZATIVE; PSIKOLOGJI KOMUNITARE”,TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE MESDHETARE TË SHQIPËRISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

VENDIM
Nr. 174, datë 07.07.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI, ME PROFILE: PSIKOLOGJI ORGANIZATIVE; PSIKOLOGJI KOMUNITARE”,TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE MESDHETARE TË SHQIPËRISË

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Psikologji, me profile: Psikologji organizative; Psikologji komunitare”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 6 semestra

f)       Kredite (ECTS):120 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

i)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 50studentë

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

1.      Programii studimit Master i Shkencave në “Psikologji, me profile: Psikologji organizative; Psikologji komunitare”, i përmbush standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.

2.      Institucionit i rekomandohet të bëjë ndryshimet si më poshtë:

a.       Lënda “Teknikat cilësore të kërkimit dhe analiza e komunikimit” të ristrukturohet duke ndryshuar titullin në “Metoda të kërkimit shkencor në psikologji” dhe të përfshihen tema që lidhen me kërkimin sasior.

b.      Emërtimi i lëndës “Fjalori psikologjik ndërkombëtar” të ndryshojë në përshtatje me përmbajtjen e programit.

c.       Të hiqet pjesa “Etika e këshillimit” që është përmban lënda “Psikologji klinike”.

3.      Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Psikologji, me profile: Psikologji organizative; Psikologji komunitare” me elementët e mësipërm të hapet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË