Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 175/1, datë 26.09.2016 PËR DISA NDRYSHIME NË VKA NR. 175, DATË 07.07.2016 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI GJUHË ANGLEZE PËR ARSIMIN E MESËM”, TË SHLUP “HËNA E PLOTË”, (BEDËR)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
 
VENDIM
 
Nr. 175/1, datë 26.09.2016
 
 PËR
DISA NDRYSHIME NË VKA NR. 175, DATË 07.07.2016 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI GJUHË ANGLEZE PËR ARSIMIN E MESËM”, TË SHLUP “HËNA E PLOTË”, (BEDËR)


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës:

 
VENDOSI

1.      Emërtimi “SHLUP” i përdorur në emërtimin dhe pikën d) të elementëve të programit të studimit VKA Nr. 175, datë 07.07.2016 dhe në, ndryshohet në emërtimin “SHLP”.

2.      Numri i krediteve të programit të studimit 91, në pikën g) të elementëve të programit tëstudimit, ndryshohet në 90 kredite.

 

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË