Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 175 datë 15.04.2011 - Universiteti Bujqësor i Tiranës, Filiali Lushnje

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 175 datë 15.04.2011

Për Programin e Studimit të arsimit të lartë jouniversitar në:
1. MENAXHER VETERINAR
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit të arsimit të lartë jouniversitar në “Menaxher Veterinar” të kërkuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Veterinarisë, Filiali Lushnje, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
·Përmbajtja e Programit të ri të Studimit Jouniversitar në “Menaxher Veterinar”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv, me sugjerimin: Lënda e “Higjenës” të bashkohet me lëndën “Zootekni” dhe moduli të quhej “Higjienë dhe Zootekni”, duke reflektuar dhe ndryshimin e krediteve/orëve.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i studimit të arsimit të lartë jo universitar: “Menaxher Veterinar” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________