Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 176 datë 30.05.2011 - Universiteti EPOKA

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 176 datë 30.05.2011

Për akreditimin Institucional të Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë; Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative dhe të Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në Arkitekturë (4 vite akademike); Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi (4 vite akademike); Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike (4 vite akademike); Bachelor në Ekonomik (4 vite akademike); Bachelor në Financë/Bankë (4 vite akademike); Bachelor në Administrim - Biznesi (4 vite akademike) dhe Bachelor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (4 vite akademike) të miratuara me VKM Nr. 281, datë 12.03.2008, të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë “Epoka”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin institucional të Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë; Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative dhe të Programeve të Studimit që përfundojnë me: Bachelor në Arkitekturë (4 vite akademike); Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi (4 vite akademike); Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike (4 vite akademike); Bachelor në Ekonomik (4 vite akademike); Bachelor në Financë/Bankë (4 vite akademike); Bachelor në Administrim - Biznesi (4 vite akademike) dhe Bachelor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (4 vite akademike), të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë “Epoka””, të kryer në periudhën Tetor 2009 – Mars 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv për Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë; Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative dhe të 7 Programeve të Studimit që përfundojnë me: Bachelor në Arkitekturë (4 vite akademike); Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi (4 vite akademike); Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike (4 vite akademike); Bachelor në Ekonomik (4 vite akademike); Bachelor në Financë/Bankë (4 vite akademike); Bachelor në Administrim - Biznesi (4 vite akademike) dhe Bachelor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (4 vite akademike), pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Fakultetet përkatëse dhe programet e studimit i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim:
REKOMANDON:
Me gjithë vlerësimet pozitive do të shprehim edhe disa sugjerime që mendojmë të shikohen për të rritur nivelin e këtij institucioni, të cilat janë:
Për Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë; Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative:
· Të harmonizohet më mirë sistemi amerikan i përdorur me atë europian në kuadër të procesit të Bolonjës.
· Të zgjerohet kompletimi i biblotekës me literaturë më të larmishme e me tirazh më të lartë.
· Të stimulohet më mirë puna individuale e studentit gjatë zhvillimit të procesit mësimor duke i dhënë përparësi orëve të veçanta të seminareve, prezantimeve me gojë, eseve të ndryshme, projekteve individuale e në grup etj.
· Të ketë një profilizim më të qartë të personelit akademik në fusha të caktuara në shërbim të rritjes së nivelit të mësimdhënies.
· Të koordinohet më mirë periudha e qëndrimit të profesorëve vizitues në mënyrë që të mos krijojmë mbingarkesa mësimore që vënë në vështirësi punën e studentëve.
Për programin e studimit “Ekonomik”
Mësimdhënia
· Të harmonizohet më mirë orari dhe ngarkesa e mësimdhënies nga Profesorët e huaj.
· Të rritet punësimi i pedagogëve të kualifikuar.
Kërkimi shkencor
· Të hartohen programe të plota të kërkimit shkencor dhe të zgjerohet pjesëmarrja në projekte kërkimi në funksion të ekonomisë shqiptare.
Për programin e studimit “Financë/Bankë”
· Të pasurohet literatura në gjuhën shqipe dhe të huaj dhe të bëhet një bashkërendim më i mirë ndërmjet njohurive nga eksperienca botërore me ato që kanë të bëjnë me realitetin e ekonomisë shqiptare.
Për programin e studimit “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”
· Të zgjerohet literatura shkencore me natyrë politike, diplomatike, sociale e historike vendase dhe e huaj në bibliotekë si nga larmia ashtu edhe nga tirazhi.
· Të stimulohet puna individuale e studenteve gjatë zhvillimit të procesit mësimor, duke i dhëne përparësi orëve te veçanta të seminareve, prezantimeve me gojë dhe eseve te ndryshme.
· Të shikohet mundësia për shtimin e numrit të pedagogëve tё brendshëm dhe tё jashtëm për të siguruar nje mbulim tё plotë dhe më të mirë tё procesit mësimor.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë “Epoka””.
Institucioni: Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë, Shkolla e Lartë “Epoka” të akreditohet.
Institucioni: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Shkolla e Lartë “Epoka” të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në Arkitekturë (4 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi (4 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike (4 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në Ekonomik (4 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në Financë/Bankë (4 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në Administrim - Biznesi (4 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (4 vite akademike) të akreditohet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________