Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 177 datë 30.05.2011 - SHLUP "Medikadent"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 177 datë 30.05.2011

Për vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për programin e studimit të ciklit të parë (DNP/Bachelor) në: “Laborant i Lartë Dentar”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Medikadent”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për programin e studimit të ciklit të parë (DNP/Bachelor) në “Laborant i Lartë Dentar”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Medikadent”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Në lidhje me plotësimin e kushteve të akreditimit, Këshilli i Akreditimit arrin në përfundimin se ato janë plotësuar dhe sugjeron për të ardhmen që të rritet numri i trajnimeve si dhe numri i titujve të literaturës periodike në biblotekë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, i ndryshuar, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Heqjen e kushteve të akreditimit Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Medikadent” për programin e studimit të ciklit të parë (DNP/Bachelor) në “Laborant i Lartë Dentar”, bazuar në Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 92, datë 03.09.2010
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________