Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 178, datë 07.07.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “ANGLISHT”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

VENDIM
Nr. 178, datë 07.07.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “ANGLISHT”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Anglisht”

b)      Cikli i studimit: Cikli i parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 199, datë 16.05.2012

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Shoqërore

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/6 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 180 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6


VENDOSI

1.      Programi i studimit Bachelornë “Anglisht”, i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që brenda 6 muajve të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Të sigurojë që të gjithë titullarët e lëndëve/moduleve të zotërojnë së paku grandën shkencore “Doktor”.

b.      Të merren masa për ngritjen e laboratorit të anglishtes në funksion të programit të studimit.

3.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit Bachelor në “Anglisht”, me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.

4.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË