REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 179, datë 07.07.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI MEKATRONIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”
b) Cikli i studimit: Cikli i parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 488, datë 04.10.2011
d) Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
g) Kredite (ECTS): 180 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI
1. Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”, i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.
2. Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që brenda 6 muajve të plotësojë kushtet si më poshtë:
a. Të përmirësojë kurrikulën e programit të studimit duke u orientuar në drejtim të sistemeve mekanike.
b. Të sigurojë që titullarët e lëndëve të jenë në masën më të madhe personel akademik efektiv dhe të zotërojnë së paku gradën shkencore “Doktor”.
c. Të merren masa që mbulimi i ngarkesës mësimore nga stafi akademik efektiv të jetë të paktën deri nëmasën 70% të saj.
d. Të pasurohet biblioteka me literaturë në fushën inxhinierike në funksion të programit të studimit.
3. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.
4. Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË